Kumbulla objektiv i Napolit? Menaxheri Vitali: Kjo është situata

schedule15:58 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 15:58 - 4 Dhjetor, 2019

Marash Kumbulla është në qendër të vëmendjes në Itali. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është aktivizuar rregullisht si titullar me Hellas Verona dhe me paraqitjet e bëra ka zgjuar interesin e disa klubeve të Serie A. Menaxheri i tij, Gianni Vitali, ka folu në emisionin “Radio Goal”, që transmetohet në “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Djali ka bërë ndeshje të mira, deri në momentin që u dëmtua. Po zhvillon një kampionat shumë të rëndësishëm. Ku mund të luajë? Para mbrojtjes nuk e bën dot. Ai ka luajtur gjithmonë në qendër me katër mbrojtës. Marashi mund të luajë në të djathtë dhe të majtë të qendrës. Edhe në mbrojtjen me tre është mirë”, thotë fillimisht Vitali.

I ngacmuar nëse Kumbulla është gati për hapin e madh, menaxheri i tij shton: “Vështirë të themi nëse është gati për hapin e madh, për sa kohë nuk gjendemi në një situata të tillë. Mua nuk më surprizon në asgjë, por gjithmonë varet nga mjedisi ku luan”.

Në fund Vitali komentoi edhe zërat e shumtë të merkatos, që e lidhin Kumbullën me Napolin. “Sigurisht që më pëlqen interesimi i Napolit, por ka vetëm një mendim pozitive. Kaq, asgjë më shumë. Giuntoli? |E njoh prej vitesh dhe është një drejtor sportiv i madh”, ka deklaruar italiani që menaxhon mbrojtësin e Hellas Verona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!