Kumbulla: Messi sipër CR7. Dita më e bukur? E gdhiva duke lexuar mesazhe

schedule19:15 - 25 Prill, 2020

schedule 19:15 - 25 Prill, 2020

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Serie A. Djaloshi nga Malësia e Madhe ka formuar një dyshe të hekurt në mbrojtjen e Hellas Verona me Amir Rrahmanin dhe shumë klube i janë vënë pas.

Interi ndodhet në avantazh dhe është pranë transferimit të 20-vjeçarit në Milanon zikaltër. Lojtari i kombëtares shqiptare i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave të tij në rrjetet sociale, duke zbuluar disa nga shijet e tij.

Dita më e bukur, në aspektin sportiv, ka qenë ajo e ndeshjes kundër Juventusit. Kisha ditëlindjen dhe e festova në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar kundër skuadrës më të fortë në Itali. E kalova gjithë natën duke lexuar urimet dhe komentet që më kishin shkruar.

Sulmuesi më i fortë me të cilin jam përballur është Paulo Dybala. Është shumë e vështirë ta markosh, pasi është i shpejtë dhe ka një teknikë fantastike. Ke pak gjëra për të bërë nëse ai është në formë. Messi apo CR7? Gjithmonë, Leo Messi”, thekson Marash Kumbulla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!