Kumbaro në Provokacija: Në karantinë jetova shëndetshëm, realizova pasionet e mia

schedule21:26 - 28 Korrik, 2020

schedule 21:26 - 28 Korrik, 2020

Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nga studio e “Provokacija”, këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me kohën e kaluar në karantinë.

Kumbaro në intervistën e saj me gazetarin Mustafa Nanao ka theksuar se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të zbatojnë me përpikmëri masat mbrojtëse ndaj Covid 19.

Unë respektoj rregullat mbrojtëse ndaj Covid 19, dhe mendoj se nuk mund t’ja lë jetën në dorë këtij virusi. Maskën e mbaj në momentin që dal nga shtëpia dhe e heq kur futem në shtëpi, dhe gjithashtu respektoj të gjithë rregullat mbrojtëse ndaj koronavirusit”, është shprehur ish ministrja.

Ndër të tjera ish ministrja ka deklaruar se koha e karantinës, është periudha që e ndihmojë atë që të ishte më e afërt dhe të ketë më shumë komunikim me familjarët.

Ajo gjithashtu ka treguar se përveç se ka qenë me kohë të plotë para familjarëve karantina i ka dhënë mundësi që të realizonte pasionet e saj.

“Mund të them se nuk e kam jetuar keq periudhën e karantinës, pasi kisha nevojë për një periudhë distancimi, pas një periudhe të ngarkuar 6 vjeçare, ishte një periudhë që unë realizova disa nga hobet e mia siç ishte gatimi, leximi, kam parë filma dhe e kam shfrytëzuar rastin për të komunikuar shumë me familjarët. Këtë herë kemi pas kohë që të kalonim më shumë kohë artistike me bashkëshortin duke shikuar filma dhe duke dëgjuar muzikë. Ne jemi një çift që i kemi kaluar të gjithë periudhat e jetës dhe tashmë jemi në periudhën e lumturisë.

Ishte një periudhë që e jetova shëndetshëm. Por kureshtja është se si do të jetë bota pas kësaj, por është normale që tashmë bota s’do të jetë e njëjtë, do na komandojnë më shumë emocionet, në studio nuk mund të ketë shumë njerëz të jenë të ftuar shumë. Do të duhet kohë për të kuptuar se si do të sillemi pas të gjithë kësaj situate. Duke qenë se unë jam në kontakt me shumë të tjerë,  pandemia ka sjellë një goditje të madhe nga ana e turizmit në Gjirokastër. Gjatë karantinës e kam shijuar më shumë pijen”, ka thënë ndër të tjera Kumbaro./abcneës.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!