Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi se kur mori detyrën mësoi se institucioni që ajo do të drejtonte nuk kishte inventar për trashëgiminë kulturore. E ftuar në emisionin “Refleksione”, Kumbaro sqaroi se inventari i fundit i trashëgimisë ishte bërë diku nga mesi i viteve ‘80.
Gjithashtu, ajo theksoi se në 2015 u bë inventari i plotë ku rezultuan se rreth mbi 100 objekte, që ishin prishur në këto 25 vite nuk ishin të evidentuara asgjëkundi. Kujtojmë se midis vitit 2013 dhe 2019 ajo mbajti postin e ministres së Kulturës.
“E kam marr MK në një kohë kur trashëgimia kulturore nuk kishte inventar. Inventari i fundit ishte bërë diku nga mesi i viteve 80. Në 2015 u bë inventari i plotë ku rezultuan se rreth mbi 100 objekte, që ishin prishur në këto 25 vite nuk ishin të evidentuara asgjëkundi,” deklaroi Kumbaro ndër të tjera në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al