Kulusevski kalon “provën”, Tottenham gati të paguajë për kartonin e tij

schedule18:55 - 11 Prill, 2022

schedule 18:55 - 11 Prill, 2022

Dejan Kulusevski po zhvillon patraqitje pozitive me Tottenham që nga huazimi i tij gjatë merkatës së janarit nga skuadfra e Juventusit.

Paraqitjet e suedezit kanë bindur drejtuesit për cilësitë e tij, të cilët po mendojnë t’a transferojnë gjatë merkatës së verës dhe ta bëjnë një lojtar të tyre.

“Calciomercato” bëhet e ditur se “Spursat” po planifikojnë të blejnë kartonin e tij përfundimisht nga Juventus dhe së shpejti do të nisin edhe bisedimet e para për të arritur marrëveshjen mes palëve, ndërsa drejtuesit londinez janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për të nënshkruar me suedezin, pasi janë të impresionuar me paraqitjet e tij.

Kulusevski ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në 11 paraqitje në Premier League me fanellën e “Spursave”. /f.a/abcnews.al