Kulusevski: Futbolli është mizor, goli i Ukrainës si një thikë në stomak

schedule13:58 - 30 Qershor, 2021

schedule 13:58 - 30 Qershor, 2021

Të eliminohesh në minutën e 120-të është e vështirë për t’u pranuar. Suedia ishte një hap larg penalltive, por Ukraina realizoi golin e fitores në sekondat e fundit të shtesës dhe kaloi në çerekfinalet e Euro 2020.

Dejan Kulusevski nuk e fsheh zhgënjimin dhe trishtimin e tij në deklaratën e dhënë për TV4 pas humbjes 2-1 ndaj kombëtares së drejtuar nga Andriy Shevchenko.

Nuk duhet të kishte mbaruar kështu aventura jonë në Euro 2020. Pak orë përpara ndeshjes u shpreha se futbollit është mizor, duke marrë parasysh eliminimin e Francës. Tani e provuam në lëkurën tonë.

Futbolli të jep shumë, por kërkon edhe më tepër. Krijuam shumë raste të rrezikshme gjatë kohës së rregullt. Më pas mendova se mund të rezistonim deri te penalltitë.

Për fat të keq, Ukraina na ndëshkoi në sekondat e fundit. Ai gol i pësuar ishte si një thikë në stomak“, deklaroi lojtari ofensiv i bardhezinjve të Juventusit. /abcnews.al