Dy persona në Fier janë vënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike.
Njoftohet se policia në Fier, gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Cakran dhe Gorishovë kanë gjetur bimë kanabisi të mbjella. Kështu, në pranga janë vënë 42-vjeçari K. Sh., banues në Cakran dhe 20-vjeçari F. Xh., banues në Rroms.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. s.b/abcnews.al/

