Policia e Krujës, ka arrestuar dy persona për shkak se dyshohet se kanë kultivuar kanabis në fshatin Mukje.
Të arrestuari Shkëlqim Sala 55-vjeç dhe Mariglen Muka 23-vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në një zonë të pyllëzuar.
Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë kanabisi.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën Shkëlqim Sala., unifromat blu gjetën municione luftarake.
Policia e Krujës ka mundur të gjejë dy parcelat me kanabis pas informacioneve ta marra por edhe nga monitorimi nga ajri me dron.
Me nisjen e sezonit të kultivimit të kanabis, pritet që në fund të muajit Maj në ndihmë të policisë shqiptare, pritet të vijnë edhe avionet e Guarda di Finanzas italiane për monitorim nga ajri./abcnews.al