Gëzim Prengzaj, 30 vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohet se kishte kultivuar kanabis në bjeshkët e fshatit Vilisht në Tropojë. Ai ishte mbajtur në vëzhgim prej dy muajsh nga blutë.
Ndërkohë është vënë nën hetim inspektori për Pyjet dhe Mjedisit për shpërdorim detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.
“Finalizohet një tjetër operacion policor antikanabis. Operacioni i koduar “Vilishti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë. Ndalohet një 31-vjeçar, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Procedohet penalisht inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzimi krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin të kanabisit, pas një hetimi dymujor, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Vilishti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gëzim Prengzaj, 30 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj.
Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, sipër bjeshkës së fshatit Vilisht. Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. Sh., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al