Një 50-vjeçar në Berat është vënë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mësohet se specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve pas informacioneve se një qytetar posedonte dhe kultivonte kanabis, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan.
Në një kasolle ata gjetëm një qese me rreth 350 gram lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, në pranga u vu Syrja Sinaraku banues në fshatin Teman, Poliçan
Vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. s.b/abcnews.al/