Kultivonin lëndë narkotike, arrestohet një 32-vjeçar në Sarandë, shpallet në kërkim një tjetër

schedule23:24 - 9 Korrik, 2020

schedule 23:24 - 9 Korrik, 2020

Policia e Sarandës ka arrestuar 1 person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi kishin mbjellë bimë narkotike në një parcelë në fshatin Dermish.

Gjatë kontrollit  të ushtruar nga policia u sekuestruan 75 bimë me lartësi 3-50 cm, u arrestua në gjendjen e flagrancës Stavro Cakulin, 32 vjeç ndërsa u shpall në kërkim Geraldo Obzova 29 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Sarandë, finalizohet operacioni “Dermishi”. Arrestohet në flagrancë Stavro Cakuli, 32-vjeç, banues në Dermish, Bashkia Finiq.

Shpallet në kërkim Geraldo Obzova, 29-vjeç, banues në fshatin Gjashtë.

Sot rreth orës 09.00, në afërsi të depos së ujit që furnizon fshatin Dermish, u kap një parcelë që e kishin përshtatur për të mbjellë bimë narkotike “cannabis sativa”, ku u gjetën të kultivuara përkatësisht 75 bimë me lartësi 3-50 cm./abcnews.al