Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen babai dhe dy djemtë në Elbasan

schedule13:25 - 13 Shtator, 2020

schedule 13:25 - 13 Shtator, 2020

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, babin dhe dy djemtë për kultivim të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë të ditur se janë arrestuar I.H., 69 vjeç,  A.H., 34 vjeç, dhe E.H., 40 vjeç, të tre banues në fshatin Balldren, Elbasan ( babai me dy djemtë)

Këta të fundit në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Jetesh, Elbasan,  kishin kultivuar bimë narkotike, ku  falë punës së mirëorganizuar dhe reagimit në kohë të  shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të kësaj vepre penale.

Po ashtu është shpallur në kërkim A.S., 28 vjeç,  banues në fshatin Jetesh, Elbasan, bashkëpuntor i tyre.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga tre shtetas, si dhe  shpallet në kërkim policor bashkëpuntori i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të  Policisë Elbasan, gjatë kontrollit të territorit,  bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, evidentuar dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Si rezultat nga  specialistët për Hetimin e Krimit u  arrestuan në flagrancë shtetasit:

-I.H., 69 vjeç,  A.H., 34 vjeç, dhe E.H., 40 vjeç, të tre banues në fshatin Balldren, Elbasan ( babai me dy djemtë)

Si dhe shpallet në kërkim policor shtetasi A.S., 28 vjeç,  banues në fshatin Jetesh, Elbasan, bashkëpuntor i tyre

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Jetesh, Elbasan,  kishin kultivuar bimë narkotike, ku  falë punës së mirëorganizuar dhe reagimit në kohë të  shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të kësaj vepre penale

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor dhe identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme proceduriale.

g.v/abcnews.al