Dy të rinj u arrestuan nga policia e Matit dhe një tjetër u shpall në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Në momentin e ndalimit autorët ishin duke shkëmbyer një sasi parash, të cilat dyshohen se janë përfituar nga trafiku i drogës.
Këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të kultivimi të drogës në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia.
Në operacion u sekuestruan 6 400 euro dhe një sasi e vogël lekësh. /abcnews.al