Kultivonin bimë narkotike në pronë publike, arrestohet kryeplaku i fshatit Lybeshë

schedule10:14 - 18 Korrik, 2020

schedule 10:14 - 18 Korrik, 2020

Policia e Beratit ka njoftuar se është arrestuar kryeplaku i fshatit Lybeshë në Skrapar dhe një tjetër, ndërsa është shpallur në kërkim një 32-vjeçar.

Ata akuzohen për “kultivim të bimëve narkotike” dhe “moskallëzim krimi” pasi është konstatuar bimë narkotike e kultivuar e llojit cannabis sativa, në pronën publike të këtij fshati.

Njoftimi i policisë: 

Poliçan/Skrapar

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një shtetas për moskallzim krimi.

Identifikohet autori i dyshuar, një  32 vjeçar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë  me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Lybeshë, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. A.T, 54 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
  2. S.T, 59 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi D.Sh(S), 32 vjeç, banues në Lybeshë, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme