Kultivonin bimë narkotike, arrestohet kryeplaku dhe një 29 vjeçar në Maliq

schedule09:55 - 25 Korrik, 2020

schedule 09:55 - 25 Korrik, 2020

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona nënë akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. në kuadër të operacionit të koduar “Dobërçani”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit F. K., 29 vjeç i cili dyshohet të jetë kultivuesi i tyre.

I arrestuar në këtë operacion është edhe kryeplaku i fshatit Gopesh, shtetasi H. K., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte.

Maliq

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Finalizohet operacioni i koduar “Dobërçani”.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 2-mujor nga Komisariati i Policisë Maliq, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar për kultivim të kanabisit.

Në pranga dhe kryeplaku i fshatit për “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi 2- mujor finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Dobërçani” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • F. K., 29 vjeç banues në fshatin Gopesh.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, përdorimit të dronit, si edhe gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, njësia administrative Moglicë, u konstatuan në një sipërfaqje të hapur enkas fidanë kanabis të kultivuar.

Në momentin e ndërhyrjes,  shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F. K., i cili dyshohet të jetë kultivuesi i tyre.

Gjithashtu gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!