Kultivoi kanabis, arrestohet 60-vjeçari në Fushë Krujë

schedule09:16 - 17 Korrik, 2024

schedule 09:16 - 17 Korrik, 2024

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plant 4”.

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur “Fusha e Mejdanit”, është konstatuar një parcelë me 4 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 80 bimë kanabis, të kultivuara nga 60-vjeçari.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies./abcnews.al