Kultivimi I ullirit, fermerët në Lezhë të orientuar drejt plehrave organike

schedule16:14 - 23 Nëntor, 2024

schedule 16:14 - 23 Nëntor, 2024

Në Troshan të Lezhës fermerët po përdorin gjithmonë e më shumë pleh organik në ullishtet e tyre. Sipas  specialistëve të bujqësisë, kjo mënyrë jo vetëm ruan prodhimin e ullirit pas pesticide, por dhe garanton vaj cilësor prej tij.

Kultivuesit e ullirit në Troshan të Lezhës kanë zgjedhur të përdorin plehrues organike. Sipas tyre, në këtë mënyrë ata marrin prodhim cilësor dhe të sigurt dhe ndërkohe kanë rritur edhe rendimentin.

Përmes kësaj metode, duke përdorur vetëm plehrat organikë, fermerët kanë ulur edhe kostot, ndërsa reduktojnë ndjeshëm perdorimin e pesticideve dhe herbicideve.

Eksperti i Bujqësisë Baki Dervishi thotë se plehrat organikë që prodhohen në Lezhë janë mënyra më e mire për një bujqësi të qëndrueshme që garanton me shume prodhim dhe vaj cilësor.

Në dy dekadat e fundit ullishtet ne Lezhë janë shtuar, ndërsa fermerët gjithnjë dhe më shumë po distancohen nga pesticidet që dëmtojnë shëndetin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!