Kultivimi i kanabisit, Hoxha: Para një viti më kanë proceduar 6 prokurori

schedule12:38 - 20 Korrik, 2021

schedule 12:38 - 20 Korrik, 2021

Gazetari Investigativ, Artan Hoxha këtë të martë në një bisedë me gazetaren juli Xhokaxhi ka dhënë detaje në lidhje me kultivimin e kanabisit në vendin tonë.

Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se sipërfaqja gjeografike që mbyllet kanabis është rritur por akoma nuk ka një material të plotë për të publikuar, pasi sipas tij nëse një vit më parë e bëri një gjë të tillë i është dashur që të japë dëshmi në 6 prokurori.

Ndër të tjera gazetari thekson se një gjë e tillë bënte që ai të rrezikonte të përplasej me narko-trafikantët.

Këtë vit si një vit elektoral, ndodh një gjë e tillë, dhe këtë vit një rast i mirë ishte se policia pati kohë që të merrej më pas. Unë mund të nxjerr pamje por jam duke e verifikuar, se vitin e kaluar më kanë proceduar 6 prokurori në 6 qytete të ndryshme pasi e kanë pas më të thjeshtë të më pyesin mua por kjo gjë më përball mua me narkotrafikantët. Unë kam shkuar kudo, dhe pse mund të thoja hajdeni e më merrni dëshminë. Ajo që pash ishte se ato donin që të përballnin gazetarin që e k,a denoncuar me ato që e kanë “, ka thënë Hoxha.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se këtë vit trafikantët dhe kultivuesit e kanabisit kanë marrë garanci që produktin e tyre do e marrin nëse do të kultivojnë atë tre mujorshin dhe që nuk kap krijimin e qeverisë së re.

Gjatë këtij viti për shkak të fushatës elektorale policia u përfshi në zgjedhje dhe këtë situatë e përdorën grupet e kanabisit të cilët kanë grupet e tyre të shpërndarë në territor, çdo vit kultivuesit mbjellin kanabis dhe për të mbijetuar puntorët. Ato për shkak të zgjedhjeve kanë kultivuar kanabisin tre mujor për të bërë parapritë dhe krijimit të qeverisë së re. Një gjë e tillë ka ndodhur pasi ato e kanë pas të garantuar se nëse do e kultivojnë në këtë periudhë do e marrin të sigurt dhe këtë vit kamë parë se ka një shtrirje më të madhe gjeografike. Faktet deri tani janë se janë bërë shumë operacione nga policia, si në Krujë dhe në Jug ku dhe në Kukës ku unë nuk kam parë kapi kryeplakun dhe djalin e tij.

Shumë operacione janë zhvilluar në të gjithë vendin por bilancin e marrim në fund të vitit. Fakti është se për aq kohë se çmimi nuk ka rënë do të thotë se sasia e kanabisit nuk ka rënë. Sivjet ka një gjë ndryshe nga viti i kaluar, ku policia asgjësonte shumë dhe raportonte pak, pasi manipulonte për shkak të negociatave ndërsa sivjet raportohet e saktë sasia e sekuestruar”, është shprehur gazetari.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!