Kultivimi i bimëve mjekësore në Malësinë e Madhe, fermerët: Janë i vetmi burim të ardhurash

schedule16:32 - 13 Gusht, 2021

schedule 16:32 - 13 Gusht, 2021

Nga Simon Shkreli 

Malësia e Madhe është zona më e njohur në Shqipëri në kultivimin e bimëve aromatiko-mjeksore. Prodhimet e të cilëve janë kryesisht për eksport.Prandaj ekonomia familjare është orientuar drejtë kultivimit të tyre.

Zona e Malësisë së Madhe është prodhuesja më e bimëve aromatike dhe medicinale në gjithë vendin. Thatësira e tejzgjatur ka dëmtuar prodhimin dhe ka zvogëluar prodhimin e bimëve medicinale dhe aromatike dega kryesore e ekonomisë së vendi për këtë zonë. Janë mijëra hektar tokë të mbjedha, ndërsa eksporti është me jashtë.

 Temperaturat e ulëta në pranverë dhe nxehtësia e madhe në verë kanë bërë që prodhimi të pësoj dëmtime.

”Faktikisht si vitet qe jemi ndodhin radhë për fat jo  të mirë të fermerëve ky ka qenë një vit i renduar në aspektin e faktorëve ekologjik, një dimër me shumë reshje me temperature lart me një pranverë gjithashtu, dhe një nxehtë përvëlues që erdhi shumë shpejt,” shprehet specialist i Bujqësisë, Agim Rama.

 “Këtë ka qenë vërtetë vit i vështirë sepse pranvera ka qenë shumë e ftohtë dhe vera erdhi me një nxehtësi shumë të madhe dhe nuk e lejoi bimën të ketë një rritje natyrale, dhe ne u detyruam që të fillojmë sezonin tre javë para kohe, ” thotë Emiland Skora, eksportues.

 Pasojat janë të mëdha, fermerët shprehen se këtë vit prodhimi është përgjysmuar dhe se puna e tyre është me kosto shumë të lartë…

“Nësë nje dynym Lavandul ka nxjerrë 70-80 kilogram deri ne 100 kilogram  kete vit as eshte 40 kilogram, 50 nuk i qet dynymi. Asht përgjysmu. Po kështu ka ndodh me sherbelen se ka kene nxehtësi e madh, ne kemi ba sondazhe, se ka kenë thatësinë madhe, në qofte një dynym sherbelë ka nxjerrë 150 deri në 200 kg të thata, kete vit nuk nxjerr me shume se 100 kilogram, tokat e mira. Ndërsa këtë tokë nuk bane vetëm për Lavandulen dhe i reziston do me thanë temperaturave por e ka lodhe edhe lavandulen, ” shprehet fermeri Pjetër Çukaj

 “Ky vit nuk ishte fort i favorshëm për gjitha kulturat, e sidomos për bimët medicinale sepse një herë ishte një temperaturë e ulët dhe erdhi menjeherë i nxehti dhe siç shihet prodhimi ka renë 30 deri 35%,” thotë fermeri Prekë Gjeloshi.

”Më shumë ka qenë lindja e barërave të këqija gjatë pranverës dhe dimrit të butë dhe shoqërimi sidomos i shërbelës që është në 3800 hektar me lulëzim….Sherbela don me ju këput lulja sepse gjithë lëndët ushqyese shkojnë tek lulja dhe gjethet mbesin piqen shpejt digjen, nuk kane peshë, nuk kanë pricinpe aktive nuk kane vajra esencial, dhe kjo në 70% të rasteve kështu ka ndodh, ” thekson specialisti Agim Rama.

Puna bëhet me dorë, punëtor ka çdo ditë e më pak. Ekpserti Mark Rupa, thotë shprehen se bujqësia duhet të kthehet në pritorit për autoritetet vendore.

”Lind nevoja për mekanizimin e sektorit bujqësor këtu. Ka iniciativa lokale gjithësi ne po mundohemi përmes një projekti që po realizojmë po shohim mundësitë që të prezantojmë agregatët e duhur për të kryer këto shërbime agronomike këtu. Gjë që do të ulte deri në 50% kostot e fermerëve për ti kryer këto operacione në kohë, ” shprehet ai.

 Ndërsa mekanizimi është i vështirë edhe pse ka përvoja pozitive, por është i domosdoshëm.

Fermerët dhe grumbulluesit shprehen se është e vetmja zgjidhje pasi ka mungesë punëtoresh.….

 “A keni vështiresi ne gjetjen e punëtoreve?…..Po kemi se ne këtë situate që jemi unë kam nevojë për 50 punëtor por me këto që kemi duhet të punojmë” thekson fermeri Muhamed Memçaj.

“Ne nuk e dimë si do e bëjmë, dhe e vetmja zgjidhje do jete mekanika, sepse 4000-5000 hektar qe janë të mbledha në Malësi të Madhe duhen punuar, ” thotë fermeri Prekë Gjeloshaj.

 “Çmimi mund te jete rrit me 10 leke te reja, por sado qe te rritet çmimi ne nuk arrijmë me i përballu punetoret. Prandaj ne kemi nevoje për mbështetje. Sepse kjo asht pune zinxhir qe mbeten shume njerez pa pune, ne jemi detyur me marre punëtor deri ne Grudë, e Laç Vau Dejës se nuk ka punëtor,”thotë fermeri Pjetër Çukaj 

“Kjo industri ka gjithmonë rritje, fushat do kenë gjithmonë mbjedhje, fatëkeqësisht nuk ka shumë punëtor, sepse ata që punojnë vjetrohen çdo vit dhe nuk kanë shumë fuqi. Futja e mekanizimit këtu është jetike, përndryshe  si industry unë nuk e shoh të vazhdueshme. Po mundohemi deri tani kemi arriturtë bluajm diku te 100 hektar këtu janë mbi 5000 hektar që kërkojnë bluarje,”shprehet eksportuesi Emiland Skora.

 Përveç mbjedhjes dhe korrjes nevoja është edhe në proceset tjera, siç është procesi I tharjes, pasi pjesa më e madhe e bimeve këtë process e kryejnë në natyrë….

 “Këtu 80% e tharjes bëhët në natyrë, në rastin e shërebelës korret dhe lehet disa ditë në natyrë, pastaj dërgohet tek eksportuesit. Gjë që ka disa problem tharja në diell për disa ditë shkaton edhe dëmtimin e ngjyrës, humbjen e disa elementëve kimit dhe shpesh herë ka edhe ndotje mikrobale…..Ne po shohim për sistemet e tharjes, normalisht është proçesi më I kushtueshëm. Që nga kostoja që ka për investimin në infrastrukturë, por edhe nga mbajtja dhe energjia që ka një kosto për fermerin për ta mbajtur në vazhdim, ” shprehet Mark Rupa, CNVP Shqipëri.

Eksporti është i garantuar, ndërsa kërkesa në tregun e jashtëm sa vjen e rritet, por ajo që është e domosdoshme sipas Emiland Skora është krijimi i sigurie mes fermerit dhe grumbulluesve apo eksportuesve përmes kontratave të qëndrueshme….

Emiland Skodra:  “Mbjedhja e bimëve medicinale në Shqipëri është pak e vështirë sepse në shumicen e rasteve nuk egzistojnë kontratat mes fermerit dhe grumbulluesit apo eksportuesit kryesor, akoma është mund të themi një mbledhje spontane, shef komshiu komshiun dhe mbjedh. Jemi munduar ta ndryshojmë këtë punë kemi krijuar kontrata 5 vjeçare me gjithë fermer tanë. Gjë që ka bërë të mundur një rregullim edhe për fermerin edhe për ne sa I përket mbjedhjes së bimëve medicinal. Kjo është në gjithë Shqipërinë por në Malësi të Madhe është pak më shumë e theksuar sepse këtu janë mbi 5000 hektar bimë medicinal pa llogaritë edhe mledhjen në gjëndje të egër”

  Agim Rama: “Në Shqipëri ka një problem, çmimi I këtyre bimëve ngjan si një monopol. Vështirë të gjendet një tregtar që ta blejn po flas me lekë që e blen 1200 sepse e ke këtë cilësi, dhe një tregtar tjetër ta blejë me  1400 se e ke pak më mirë në cilësi.”

Mark Rupa: “Në këtë project që financohet nga Ambasada Suedeze është shtimi I të ardhurave për fermerët në këtë sector, janë familjet më të varfëra që punojnë në këtë sector, janë familje rurale, flitet për 100 mijë fermer që merren me këtë biznes në githë Shqipërinë.”

 Bimet aromatiko-medicinale dhe kultivimi I tyre po njohin çdo vit rritje, pavarësisht vështirësive këtë vit si shkak I kushteve klimatike. Tregu I huaj është I interesuar dhe ka vazhdimisht kërkesë në rritje…

“Për zonën e Malësisë siç jemi është e vetmja kulturë që sjell të ardhura. Është e leverdisshme, edhe pse ka ra çmimi siç ka qenë përpara është e vetmja kulture që mund të kemi një fitim”, thotë feremeri Prekë Gjeloshaj.

 Ne prodhojmë vetëm esenca eterovajore, nuk eksportojmë bimë. Në rastin tonë kërkesa është gjithmonë në rritje. Faktikisht ne jemi dikun në në 35% e arritjes së kontratave dhe duke mbjedhur shpresojmë të arrijmë 100% brenda 3-4 viteve,” thekson eksportuesi Skora.

 ”Kërkesa është e madhe. Kjo e tregon edhe në rritjen e sasisë së grumbulluar. Nga 37 milion euro në vitin 2018-2019-et, tani flitet për mbi 40 milion euro. Pra ka rritje të  vazhdueshme pra kur ka rritje tregon se ka edhe kërkesë. I gjithë produkti që mblidhet shitet pa problem,” shprehet Rupa.

 Në zonën e Malësisë së Madhe bimët aromatiko- mjekësore janë kthyer në brendin kryesor të kësaj zone.  Kërkohet edhe ndërhyrje shkencore që të ketë qëndrushmëri në ndryshimet klimatike dhe të bëhet mbjedhja e atyre varieteteve që janë gjenetikisht të qëndrueshme…

 “Edhe pjesa e aplikimit edhe pjesa e shkencës që edhe universiteti bujqësor që ta marrin në dorë sa s’është vonë, raste ka siç është edhe varieteti i ri i sherbeles Salvia Nord, siç janë edhe ekotipet tjera taraboshi, dhe të punohet në drejtimin e qëndrueshmërisë së këtyre bimëve në raport me dëmet që  sjellin këto faktor klimatik, ” thekson specialisti Rama.

Dhjetë vitet e fundit janë rreth 4 mijë familje në Malësi të Madhe që merren me kultivimi i bimëve aromatiko-mjekësore. Këto bimë zënë një sipërfaqe prej 5000 mijë hektarësh.

Kulturat kryesore qe kultivohen janë sherbela, lavandula, rigoni, helikrisumi apo makthi i butë, ndërsa çdo vit po punohet në rritjen e gamave të prodhimit të bimëve aromatiko-mjekësore në këtë zonë. Puna në bimët aromatiko-mjekësore zgjatë 10 muaj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!