EMRAT/ Kultivim narkotikësh dhe vjedhje, OFL u dërgon formularin katër të dënuarve

schedule12:40 - 23 Korrik, 2020

schedule 12:40 - 23 Korrik, 2020

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë  katër personave të dënuar për kultivim të lëndëve narkotik dhe vjedhje me dhunë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se formulari për vetëdeklarimin e pasurisë u shkon, Erdi Oshafi, Gentian Elmazi, Selfo Skënduli dhe shtetasit me iniciale GJ.E.

Erdi Oshafi, ,banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

Gentian Elmazi, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Selfo Skënduli, banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjylystane Elmazi, banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.O., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

G.E., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Gj. E., banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

S.S., banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!