Dy persona kanë rënë në pranga te policisë së Gjirokastrës të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe për dhunë në familje. Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit
Policia bën me dije se një 32 vjeçar me iniciale E.Z. është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe gruas së tij.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 58 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient në pronësi të tij.
‐———————-
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al