Kulmi i tërbimit të një trajneri: Do hiqja qafe arbitrin para Hitlerit dhe Napoleonit

schedule10:58 - 16 Prill, 2021

schedule 10:58 - 16 Prill, 2021

Victor Zubchenko është një emër i panjohur, por me deklaratën e bërë pas një ndeshje të ekipit që ai drejton, Rostov University, do të njihet nga të gjithë dhe ndoshta edhe të mbahet mend.

I tërbuar për gjykimin e arbitrit, ai ka shpërthyer në konferencën e dhënë pas ndeshjes. Artur Petrosyan, gazetar i njohur në Rusi, ka publikuar videon dhe ka përkthyer çfarë Zubchenko ka thënë.

“Nëse do të kisha dy plumba dhe përballë meje do të ishin Hitleri, Napoleonin dhe ky arbitër, do ta qëlloja dy herë arbitrin”, është shprehur Zubchenko, ndërkohë që deklarata e tij është bërë virale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!