Kulluri për situatën në PD: Përçarja i ka lodhur demokratët, ka mungesë besimi

schedule18:26 - 5 Maj, 2023

schedule 18:26 - 5 Maj, 2023

Analisti Edvin Kulluri thotë se përçarja në Partinë Demokratike i ka lodhur demokratët dhe këta të fundit kanë mungesi besimi, sidomos në zgjedhjet e  14 majit.

Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se brenda demokratëve nuk ka optimizim, pasi prej vitesh kanë luftuar dhe punuar pa arritur rezultat.

Sipas Kullurit, kryeministri Edi Rama ka përballë një opozitë të dobët.

“Në këtë gjendje që është PD-ja, e përçarë, ka krijuar një lodhje të madhe te elektorati i saj. Çdo demokrat që takoj, çdo bashkëbisedues, kryefjala është vetëm kjo, sa vite kemi që luftojmë dhe punojmë pa asnjë rezultat. Lidershipi i Partisë Demokratike, dje Basha dhe Berisha bashkë, sot të ndarë kanë krijuar lodhje të madhe te votuesit e PD-së, aktivistët e PD-së, të gjithë opozitës dhe një mungesë besimi që këtë herë sidomos, në këto kushte ku PD-ja është strukturalisht e përçarë si në 6 mars, mund të prodhojë optimizëm. Është gjithë kjo klimë psikologjike në PD që nuk e lejon lidershipin e partisë të dalë nga kjo vorbull negativiteti dhe pozite mbrojtëse.

Më keq akoma, në vend që të orientojë fushatën ndaj qeverisë, ndaj premtimeve, ndaj një projekti politik, që të ngjallë besim te shumica, të tërheqë votën gri mbi të gjitha, të tërheqë votën e PD-së që nuk del, gjysmën e kohës e harxhojnë ndaj njëri-tjetrit, gjysmën tjetër ndaj mazhorancës, ndaj Edi Ramës që nuk është objektivi i fushatës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!