Kulluri: Për sa kohë që Berisha nuk tërhiqet, PD nuk mund të bashkohet!

schedule22:53 - 11 Prill, 2024

schedule 22:53 - 11 Prill, 2024

Në një intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC News,  sekretari i marrëdhënieve me publikun, në PD, Edvin Kulluri u shpreh se për sa kohë që ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet, Partia Demokratike nuk do të arrijë të bashkohet.

Sipas tij tërheqja e ish-kryeministrit Sali Berisha do t’i japë një shteg të ri Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se opozita mund të fitojë e bashkuar, por jo prej bashkimit mekanik.

Pjesë nga biseda në studio:

Dashamir Shehi: Duhet të dalë një personazh i ri që të mos mbajë ngarkesat e kohës vjetër. Duhet një udhëheqës normal. Opozita shqiptare duhet të gjejë programet, përse duhet të kërkojë shefin? Është më demokratike sepse na ndajnë shumë gjëra, por na bashkon një gjë, jemi kundër Edi Ramës dhe PS. Në këtë mënyrë duhet të amplifikojmë këtë tezë që kemi të përbashkët.

Evdin Kulluri: Opozita mund të fitojë e bashkuar, por jo prej bashkimit mekanik. Në 10 vite kemi humbur 7 procese zgjedhore. Kjo elitë politike sot është e pazgjedhur, është artificiale. Këtu është defektuar gjithë sistemi. Një tjetër problem është fakti se duhet një formulë programatike të biem dakord se ku do ta çojmë Shqipërinë. Lulzim Bashën nuk e pranojnë, ne Sali Berishën nuk e pranojmë, duhet gjetur një zgjidhje. Berisha nuk tërhiqet, sa të jetë Berisha nuk ka bashkim. Edhe Basha po të dojë të bashkohet, PD nuk bashkohet është e panegociueshme, në moment që ikën Berisha hapet një shteg.

/abcnews.al/