Kulla pas Teatrit? Mazniku: Nëse bëhen, bashkia merr atë që i takon

schedule17:10 - 19 Maj, 2020

schedule 17:10 - 19 Maj, 2020

Nënkryetari i Bashkisë Arbian Mazniku, i ftuar në Abc News nuk e ka mohuar faktin se pas godinës së Teatrit mund të ndërtohen kulla apo objekte të tjera pa lidhje me teatrin.

Ai tha se nëse arrihet një marrëveshje me privatin, Bashkia do të marrë pjesën e saj.

“Projekti është pjesë e diskutimit, që të jetë i mundësueshëm nga Bashkia e Tiranës. Tirana ka sipërfaqe për Teatrin dhe një pjesë tjetër e cila mund të zhvillohet sipas operacioneve që pronarët e saj do e shikojnë. Pjesa tjetër mund të bëhet.

Bashkia do përfitojë zhvillimin e vet përmes një marrëveshje zhvillimi. Tani nëse do hyjmë në një marrëveshje me pronarë të tjerë, për pjesën pas Teatrit do marrim atë që na takon”, tha Mazniku.

Ai mohoi që të ketë pasur kontakte me figura nga opozita për të sinjalizuar paraprakisht vendimin për shembjen e godinës.

“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me persona nga opozita me këtë çështje. Teatri po mbahej vërdallë dhe kishte bllokuar mundësinë e avancimit të artit në vend”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!