Kulla Eifel qëndron sërish e mbyllur për të katërtën ditë radhazi

schedule11:51 - 22 Shkurt, 2024

schedule 11:51 - 22 Shkurt, 2024

Kulla Eifel në Paris do të qëndrojë e mbyllur këtë të enjte për të katërtën ditë radhazi. Një nga atraksionet turistike më të famshme në botë, u mbyll për shkak të një greve të stafit të saj.

Greva u thirr në shenjë proteste ndaj menaxhimit financiar të këtij monumenti të kryeqytetit francez.

Sindikatat kanë kritikuar” financimet e këtij monumenti, për të cilin thonë se bazohet në mbivlerësimin e numrit të vizitorëve të ardhshëm ndërsa nënvlerësojnë kostot operative.

Përfaqësuesit e rreth 360 punëtorëve të kullës kërkojnë po ashtu që të kenë akses në ndryshimin e kontratës së shërbimit publik që zgjat deri në vitin 2030.

Amendamenti, i cili kërkon një rritje prej 20% të çmimeve të biletave, duhet të ratifikohet në maj nga Këshilli i Parisit. Dy pikat e debatit janë shuma që Sete i ka paguar bashkisë dhe buxheti i punimeve për pjesën tjetër të kontratës.

Kulla Eifel, monumenti më i famshëm i Parisit, tërheq gati shtatë milionë vizitorë në vit, rreth tre të katërtat e të cilëve janë turistë të huaj.  Numri i vizitorëve në Paris pritet të rritet këtë verë pasi kryeqyteti francez pret Lojërat Olimpike.

/abcnewsa.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!