Kulla Eifel mbyllet për të pestën ditë radhazi

schedule12:52 - 23 Shkurt, 2024

schedule 12:52 - 23 Shkurt, 2024

Kulla Eifel do të qëndrojë  mbyllur edhe sot, për të pestën ditë radhazi për shkak të grevës së punëtorëve. Greva e punëtorëve ka penguar vizitat e mijëra turistëve, kryesisht të huaj, të cilët dynden çdo ditë që nga e hëna.

Nëse greva zgjat deri të dielën pasdite, ajo do të jetë greva më e gjatë në historinë e fundit të monumentit. Në vjeshtën e vitit 1998, Kulla Eifel u mbyll për gjashtë ditë e gjysmë.

Punëtorët në Kullën Eifel denoncojnë modelin e menaxhimit të monumentit popullor francez që nënvlerëson koston e mirëmbajtjes dhe funksionimit të tij.

Në mënyrë të veçantë, punonjësit fajësojnë kompaninë për menaxhimin financiar, por edhe autoritetin bashkiak për kërkesat shumë të larta financiare për të ardhurat e monumentit, të cilat nuk lënë hapësirë ​​për kryerjen e punimeve të riparimit dhe mirëmbajtjes.

Mosmarrëveshja, e cila e mbajti Kullën Eifel të mbyllur deri më 27 dhjetor, në njëqindvjetorin e vdekjes së arkitektit Gustave Eiffel, vjen pesë muaj para Olimpiadës (26 korrik-11 gusht).

/abcnews.al