Kulla Eiffel mbyllet në 100 vjetorin e krijuesit të saj, shkak greva e punonjësve

schedule15:32 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 15:32 - 27 Dhjetor, 2023

Kulla Eiffel, një nga monumentet më të vizituara në botë, u mbyll të mërkurën për publikun pasi punëtorët hynë në grevë përpara negociatave për kontratën me qytetin e Parisit.

Greva e punonjësve përkoi me 100 vjetorin e vdekjes së krijuesit të kullës, Gustave Eiffel.

Sindikata Sete që menaxhon monumentin tha se punonjësit e kullës po protestonin “mënyrën aktuale të menaxhimit të saj”.Turistët mund të hyjnë vetëm në hapësirën e mbyllur me xham poshtë kullës.

Një nga vendet më të vizituara në botë, Kulla Eifel është zakonisht e hapur 365 ditë në vit. Kulla Eifel tërheq gati shtatë milionë vizitorë në vit, rreth tre të katërtat e tyre të huaj./abcnews.al