Kulla e Pizës nuk është më e shtrembër

schedule13:17 - 21 Nëntor, 2018

schedule 13:17 - 21 Nëntor, 2018

Kulla e famshme e Pizës në Itali nuk është më e shtrembër. Kjo është njoftuar nga Grupi Ndërkombëtar i Mbikqyrjes së monumentit, që bëri me dije se kulla është drejtuar me 4 centimetra në 20 vite.

Kulla e Pizës është e qëndrueshme dhe ngadalë është duke zvogëluar pjerrësinë e saj. Kjo nuk është një shaka, por është përfundimi që erdhi nga profesorët Salvatore Settis, Carlo Viggiani dhe Donato Sabia, anëtarë të Grupit të Mbikqyrjes, pas më shumë se 17 vitesh të vëzhgimit të lëvizjeve të monumentit të famshëm. Në njëzet vjet kulla e kambanës ka rikuperuar rreth 4 centimetra të pjerrësisë dhe gjendja e saj strukturore është më e mirë se parashikimet e komitetit ndërkombëtar të koordinuar nga Michele Jamiolkoëski midis 1993 dhe 2001.

“Kulla”, shpjegon një profesoreshë e gjeoteknikës në Universitetin e Pizës dhe bashkëpunëtore e Grupit të Mbikqyrjes, “që kur filloi trajtimi ka ulur pjerrësinë e saj me rreth 2 mijë arkosekonda, pak a shumë gjysmë gradë”. “Luhatjet” tani variojnë në një mesatare prej gjysëm milimetri në vit, por ajo që ka më shumë rëndësi është stabiliteti i kullës që është më mirë se parashikimet fillestare”.

Punimet e konsolidimit dhe restaurimit, janë projektuar dhe realizuar nga komiteti ndërkombëtar i kordinuar nga professor Jamiolkoëski mes viteve 1993 dhe 2001. Ndërkohë, Grupi i Mbikqyerjes mblidhet në Piza çdo 3 muaj dhe analizon të dhënat dhe bën matjet e reja për t’i krahasuar me ato të kaluarat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!