Kulla 550-vjeçare në Ishëm rrezikon të shembet

schedule18:13 - 4 Korrik, 2021

schedule 18:13 - 4 Korrik, 2021

Nga Ahmet Zani

Kulla 550 vjeçare po rrënohet. Si nga jashtë ashtu dhe nga brenda.

Goditjen më të madhe e mori nga tërmeti i vitit 2019. Ajo ndodhet në Ishëm dhe është ndërtuar nga Sulejman Kulla.

Stërnipi i tij Beqir Kulla shprehet i zhgënjyer që kjo kullë që është shpallur dhe monument kulture në vitin 1975 nuk ka marrë vëmendjen e autoriteteve.

“U dëmtua shumë kam keqardhje se kështu po degradonte. Pa u rregulluar s’ja tregojmë dot as brezave. Kanë ardhur për ta parë. Po skanë bërë asgjë”.

Në kohën e komunizmit kjo kullë ka qenë dhe banesa e familjes Kulla.

“Nuk lejova të kthenin në depo, ne jetonin aty”.

Kjo kullë u projektua në mënyrë të tillë që mos hynin dot ushtarët osmanë. Përreth saj ishin disa frengjinj aty vendoseshin armët qe shërbenin për të luftuar ushtrinë turke. Mbi derën kryesore ishte i vendosur një kazan me ujë të valuar.

Nëse ushtarët turq tentonin të futeshin brenda kullës ushtarët e Skënderbeut u hidhnin ujin e nxehtë.  Mjeshtrat e ndërtimit, për ndërtimin e mureve veç gurëve të fortë, kishin përdorur vezë dhe leshin e bagëtive./abcnews.al