Në një deklaratë, për sa i përket luftës Ukrainë-Rusi, ministri i jashtëm i vendit Lavrov ka deklaruar se rreziku është serioz, dhe se lufta mund të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore, shkruan The Guardian.
Menjeherë pas deklaratës së Lavrov, ka reaguar homologu i tij ukrainas, duke theksuar se Moska po ndjen humbjen në Ukrainë.
“Rusia po humbet shpresën e fundit për të trembur botën që të mos mbështesë Ukrainën. Ky është rreziku ‘real’ i Luftës së Tretë Botërore. Kjo nënkupton se Moska po ndjen humbjen në Ukrainë.
Prandaj, bota duhet të dyfishojë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që ne të luftojmë dhe të ruajmë sigurinë europiane dhe globale”, tha ministri i Jashtëm në një postim në Twitter.
Russia loses last hope to scare the world off supporting Ukraine. Thus the talk of a ‘real’ danger of WWIII. This only means Moscow senses defeat in Ukraine. Therefore, the world must double down on supporting Ukraine so that we prevail and safeguard European and global security.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 25, 2022
Lavrov ka deklaruar gjithashtu se armatimet e dërguara nga perëndimi në Ukrainë sipas tij nënkuptojnë se aleanca e NATO-s është “në thelb e angazhuar në luftë me Rusinë”.
“Këto armë do të jenë një objektiv legjitim për veprimin ushtarak të Rusisë në kontekstin e operacionit special. NATO, në thelb, është i përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues. Lufta do të thotë luftë”, tha ai.
Lavrov, duke mbrojtur veprimet e Moskës, fajësoi gjithashtu Uashingtonin për mungesën e dialogut.
“Shtetet e Bashkuara praktikisht i kanë ndërprerë të gjitha kontaktet thjesht sepse ne ishim të detyruar të mbronim rusët në Ukrainë”, tha Lavrov, duke përsëritur arsyetimin për pushtimin e vendit.
Por ai tha se furnizimi me armë i Perëndimit, duke përfshirë raketat antitank Javelin, automjetet e blinduara dhe dronët ishin masa provokuese të llogaritura për të zgjatur konfliktin në vend që t’i jepnin fund.
Këto armë do të jenë një objektiv legjitim për veprimin ushtarak të Rusisë në kuadër të operacionit special, tha Lavrov.
/abcnews.al