Kuleba: Nëse Moska do të donte paqe, nuk duhej të na kishte sulmuar

schedule12:27 - 14 Maj, 2024

schedule 12:27 - 14 Maj, 2024

Për të larguar vëmendjen nga pushtimi i Ukrainës, propaganda ruse po promovon një histori të rreme se Kievi dhe Moska ishin pranë një marrëveshjeje paqeje në pranverën e vitit 2022, por pala ukrainase e hodhi poshtë atë.

Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba për Ukrainë.

“Së pari, pyesni veten, pse Rusia po e promovon këtë histori? Përgjigja është e thjeshtë: duke përqendruar vëmendjen e publikut në bisedimet e Stambollit, Rusia po përpiqet të fajësojë për luftën në mes të Europës Ukrainën, vendin e sulmuar”, theksoi Kuleba.

Ata duan që njerëzit të harrojnë se ishte Rusia ajo që filloi luftën në shkallë të gjerë në shkurt 2022 dhe përkundrazi u fokusua në bisedimet e mbajtura në fund të marsit 2022.

Duke zhvendosur fokusin, ata po përpiqen t’u thonë të gjithëve: “E shihni, Rusia ai donte paqe. Ishte Ukraina që e refuzoi atë”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!