Kuleba: Më shumë se gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është dëmtuar nga sulmet ruse

schedule09:57 - 2 Maj, 2024

schedule 09:57 - 2 Maj, 2024

Më shumë se gjysma e sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar nga sulmet e forcave ruse, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në një intervistë për Foreign Policy, ai tha se ukrainasit po vuajnë më së shumti nga sulmet me raketa ruse dhe se raketat balistike ruse janë “një plagë e vërtetë”.

Duke thënë se forcat ruse përdorin raketa balistike kryesisht për sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Kuleba vlerësoi se çdo vend tjetër, nëse do të pësonte një dëmtim të tillë në objektet energjetike, do të ishte më keq se Ukraina.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!