Kuleba fton Blinkenin në McDonald’s në Kiev

schedule13:44 - 7 Shtator, 2023

schedule 13:44 - 7 Shtator, 2023

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe kolegu i tij amerikan Antony Blinken së fundmi përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale janë parë duke shijuar ushqimet në një lokal të hapur së fundmi të McDonald’s në Ukrainë pas pushtimit rus.

Dyshja e kryediplomatëve gjetën pak kohë që të shijojnë specialitetet në McDonald’s që u rihap në Kiev pak para një konference të përbashkët për gazetarë, pasi që Blinken u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Derisa po shijonin ushqimin, Kuleba kujtoi momentin kur telefonoi Blinkenin pas pushtimit rus për t’i treguar sesa i rëndësishëm është rikthimi i zinxhirit të McDonald’s në Ukrainë.

“Duket se Sekretari më ka dëgjuar dhe se më ka premtuar se do të sheh se çfarë mund të bëjë”, tha Kuleba.

Disa ditë më vonë ekipi i tij pranoi një telefonatë nga ambasade amerikane lidhur me kërkesën e tij.

Mendoj se do të ketë McDonald’s… kështu filloi rikthimi i McDonald’s dhe kjo është arsyeja pse sonte jemi këtu”, shtoi ai.

Zinxhiri më i madh i lokaleve ku shërbehet ushqimi i shpejtë, pati mbyllur të gjitha lokalet në Ukrainë dhe Rusi në mars të vitit të kaluar, pas pushtimit rus në këtë vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!