Kuleba: Afrika është e interesuar të blejë armë ukrainase

schedule16:32 - 30 Shtator, 2023

schedule 16:32 - 30 Shtator, 2023

“Afrika është e interesuar të blejë armë ukrainase dhe t’i prodhojë ato në territorin e saj”.

Kështu është shprehur, Dmyrto Kuleba, ministri i punëve të Jashtme të Ukrainës, shkruan Sky News.

Kuleba e bëri vërejtjen gjatë një paneli diskutimi në një konferencë ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes të organizuar nga Ukraina.

“Afrika ishte një nga tregjet më të mëdha për shitjen e produkteve ushtarake ukrainase përpara fillimit të një lufte në shkallë të gjerë,” tha ai. 

Sot Afrika pret kthimin e kompanive ukrainase në këtë treg për shitjen e armëve, sipas Kulebës./abcnews.al