Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kukësi zgjedh kryebashkiakun e ri, voton kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’

schedule11:37 - 24 Shtator, 2023

schedule 11:37 - 24 Shtator, 2023

Pas Albert Halilajt nga PS, edhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata i është drejtuar kutisë së votimit për votën e tij. Votimi nisi në orën 07:00, teksa procesi i votimit pritet të mbyllet rreth orës 19:00.

Gazetarja Erneta Shevroja raportoi më herët se pjesëmarrja deri në orën 09:00, sipas të dhënave nga ana e KQZ-së ka qenë shumë e ulët. Deri në orën 09:00, kanë votuar vetëm 4 për qind e votuesve.

Kujtojmë që rreth 45 mijë qytetarë kanë të drejtë vote. Kukësi po zgjedh kryebashkiakun e ri pak muaj pas 14 Majit, pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Safet Gjicit, i cili u përfshi në një skandal seksual./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!