Kukësi-Tirana në Shkodër, Djarmati: Fusha jo optimale, nuk ishte me dëshirë

schedule14:40 - 22 Nëntor, 2021

schedule 14:40 - 22 Nëntor, 2021

Ndeshja e fundit e javës së nëntë por edhe e fazës së parë të kampionatit, Kukësi-Tirana do të luhet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, ora 19:45. Në këtë sfidë skuadra verilindore është pritëse por në mungesë të stadiumit të saj “Zeqir Ymeri” që akoma nuk ka marrë OK nga FSHS-ja, drejtuesit e Kukësit vendosën të luajnë këtë ndeshje në Shkodër.

Në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, drejtori i Vllaznisë, Matko Djarmati është shprehur se takimi mes Kukësit dhe Tiranës nuk ishte në dorën e shkodranëve, ku sipas tij “Loro Boriçi” nuk është në kushtet optimale për të pritur dy ndeshje brenda 3 ditësh.

“Nuk ka qenë me dëshirë, por këtë kampionat kemi. Fusha jonë nuk është optimale, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Besoj një ditë do të rikthehet kjo mikpritje”, theksoi Djarmati.

Kujtojmë se stadiumi se ku do të zhvillohej kjo sfidë është lëvizur lot 3 herë deri në vendosjen përfundimtare në “Loro Boriçi”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!