Kukësi arrin akordin me mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut

schedule17:00 - 21 Qershor, 2019

schedule 17:00 - 21 Qershor, 2019

Skuadra e Kukësit ka gjetur akordin me mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Kitanovski. Verilindorit tashmë kërkojnë të kompletojnë edhe fazën sulmuese.

Skuadra e Kukësit po përgatitet për ndeshjen e turit të parë të Evropa League ndaj Debreçen. Verilindorët kanë nënshkruar me katër futbollistë të cilët pritet të shtojnë cilësinë në skuadër. Të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka kanë zyrtarizuar së fundmi edhe një mbrojtës duke kompletuar fazën defensive.

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut Tome Kitanovski ka gjetur akordin për kalimin tek skuadra e Kukësit.  Futbollisti në fjalë është 27-vjeç dhe një siguri e madhe për mbrojtjen e skuadrës shqiptare për shkak të eksperiencës që ka. Kitanovski është pjesë e ekipit kombëtar të vendit fqinj si dhe është aktivizuar në kampionate të ndryshme si Serbia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Kroacisë, Azerbajxhani dhe shumë shpejt do të zgjerojë eksperiencën e tij edhe në futbollin shqiptar.

Kitanovski pritet të jetë përforcimi i fundit i skuadrës së Kukësit në fazën mbrojtëse dhe synimi i klubit është përforcimi i fazës sulmuese ku peshon shumë largimi i Rexhinaldos./Abc News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!