“Kujtova se më mori gruaja”, Crouch zbulon telefonatën befasuese të Mou

schedule23:24 - 22 Shkurt, 2020

schedule 23:24 - 22 Shkurt, 2020

Ditën e martë ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Peter Crouch, ka mbetur i befasuar nga një telefonatë që ka marrë. 39-vjeçari e ka zyrtarizuar largimin nga futbolli i luajtur, por oferta e fundit mund ta tundojë. Ka qenë trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ai që e ka telefonuar sulmuesin pikërisht një ditë përpara sfidës në Champions kundër Leipzig.

“Mendoja se më telefoni gruaja ime, e cila po ndiqte BRIT Awards. Ishte një numër i panjohur dhe kur e hapa ishte Jose. Më kërkoi nëse mund të shkoja për të zgjidhur problemet e sulmit te Tottenham. A je gati më tha”, deklaron Crouch duke zbuluar bisedën me Mourinhon.

Tottenham po kalon një moment jo të mirë në repartin e sulmit, ku Kane dhe Son janë të dëmtuar. Londinezët e humbën takimin e parë 0-1 kundër gjermanëve të Leipzig dhe tashmë të gjitha shpresat janë në takimin e kthimit. Trajneri portugez mesa duket kërkon të bëjë të njëjtën gjë që bëri dhe Barcelona, e cila zëvendësoi Dembelen e dëmtuar me një lojtar nga i njëjti kampionat. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!