Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka ndaluar një 41 vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim në kërkim në nëntor të vitit 2019.
41 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al