Kujtimet e Marcelos: CR7 akullnajë, parashikoi finalen kundër Juventusit!

schedule20:47 - 31 Tetor, 2019

schedule 20:47 - 31 Tetor, 2019

Pasi zbuloi emocionet e provuara përpara finales së Champions League kundër Liverpoolit, Marcelo ka rikujtuar dy episode interesante në lidhje me finalen e 3 qershorit të vitit 2017 kundër Juventusit.

Tensioni në kampin madrilen ishte i madh, teksa Cristiano Ronaldo theu akullin dhe të gjithë u çliruan. Jo vetëm kaq, ylli portugez parashikoi saktësisht se si do të shkonte finalja e Cardiffit.

Mbrojtësi brazilian ka rrëfyer gjithçka për The Players Tribune. “Los Blancos” festuan në fund. Pjesa e parë u mbyll 1-1, ndërsa djemtë e Zidane shënuan tre gola të tjerë në 45 minutat e dyta dhe fituan thellësisht 4-1, me Ronaldon autor të një dygolëshi.

Ishim ulur në tavolinë një natë para ndeshjes unë, Danilo dhe Casemiro. Qetësi absolute dhe askush nuk po fliste fare. Ndjeja disa tinguj të çuditshëm në stomak, por askujt nuk i dëgjohej zëri. Në një moment, Ronaldo na pyeti: ‘Vetëm unë po e ndjej presionin në stomak?’ Të gjithë u përgjigjen menjëherë: ‘Edhe unë, vëlla. Edhe unë.’

Askush nuk donte ta pranonte, por kur ndihej ashtu dikush si Cristiano, ne të tjerët kishim autorizim për ta pranuar diçka të tillë. Cristiano është akullnajë, por edhe ai nuk po ndihej mirë. Ai episod largoi tensionin.

Kur po afroheshim afër stadiumit, Cristiano na tregoi saktësisht se si do të shkonte ndeshja. ‘Do të vuajmë në fillim, por në pjesën e dytë do të fitojmë lehtësisht’. Nuk e harroj kurrë, e parashikoi saktësisht“, përfundon braziliani Marcelo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!