Kujtimet e De Boer: Nuk tregoi asgjë tek Interi, ne e thërrisnim “Gabi-jo-gol”

schedule13:18 - 24 Nëntor, 2019

schedule 13:18 - 24 Nëntor, 2019

Gabriel Barbosa është kthyer në heroin e Flamengos. Sulmuesi shënoi një dygolësh emocionues në finalen e Kupës Libertadores përballë River Plate dhe i dhuroi trofeun e madh ekipit më të dashur të popullit brazilian.

23-vjeçari është ngjitur në kuotën e 40 golave në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni dhe tek Interi, klub që zotëron kartonin e tij, dikush mund të ketë filluar të mendojë që t’i japë një tjetër shans.

De Boer gjatë kohës që drejtonte Interin

I njohur si Gabigol, sulmuesi shënoi vetëm një gol në 9 ndeshje të zhvilluara me zikaltrit gjatë sezonit 2016-2017. Atë periudhë në stolin e Interit ishte ulur Frank De Boer dhe trajneri nuk i kursen thumbimet për lojtarit në një prononcim për Fox Sport.

Kisha dëgjuar shumë pak për të. Më treguan që bëhej fjalë për një futbollist fantastik, por ne e thërrisnim Gabi-jo-gol në vend të Gabigol. Nuk arriti të tregonte asgjë në fushën e blertë“, thekson trajneri holandez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!