Kujtim Gjuzi përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, veprimi që “dogji” deputetin

schedule13:58 - 26 Qershor, 2020

schedule 13:58 - 26 Qershor, 2020

Byroja e Kuvendit ka vendosur pezullimin për 10 ditë nga Kuvendi për deputetin Kujtim Gjuzi. Masa disiplinore përfshin po ashtu edhe përjashtimin nga komisionet parlamentare.

Deputeti ka replikuar disa herë nga vendi pa iu dhënë e drejta e fjalës, ndërsa tashmë është përjashtuar.

U zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuvendit

Sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës  së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për  Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”.

Për shkak se deputeti Kujtim Gjuzi nuk ishte i pranishëm, mbledhja u shty për ditën e hënë, datë 29 qershor, ora 12:00”, thuhet në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!