Kujdesi ndaj shëndetit, zbuloni lidhjen mes kripës dhe stresit

schedule12:34 - 24 Shtator, 2020

schedule 12:34 - 24 Shtator, 2020

Një studim izraelit sugjeron se njerëzit janë të prirur të hanë gjëra të kripura sepse i bën të ndihen më mirë. Ata thonë se një sasi e vogël bajamesh apo kikirikësh me kripë mund t’ju ndihmojë të jini më të qetë e më pak të stresuar.

Sipas tyre, ushqimet e kripura ndikojnë tek nivelet e oksitocinës, hormonit të kënaqësisë dhe qetësisë.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që kur të jeni të stresuar të hani sasi të mëdha ushqimesh të kripura. Sipas agroweb.org, kjo mund të ketë një ndikim negativ tek pesha trupore dhe te shumë sëmundje.

Për të garantuar një sasi të shëndetshme të kripës, në vend të patatinave të dëmshme ju mund të konsumoni arrorë të kripur. Ato janë të pasur me yndyrna të shëndetshme. Por edhe këto me sasi jo të tepruar. Një grusht arrorë janë mjaftueshëm.

Një alternativë tjetër është që të konsumoni kastravecë, karrota dhe domate të kriposura lehtë.

Sasia ditore e rekomanduar e sodiumit është më pak se 2300 miligramë në ditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!