Kujdeset për qindra rrënjë ullinj/ Fermeri nga Kruja ka mbi 400 pemë në tokat e tij

schedule20:32 - 8 Qershor, 2024

schedule 20:32 - 8 Qershor, 2024

Kujdesin për ullinjtë e ka trashëguar nga të parët e tij, babai dhe gjyshi. Qazim Gjoni nga fshati Budull ka mbi 400 rrënjë ullinj.

Thotë se në tokat e tij rriten ullinj shekullorë e deri tek ata mijëravjeçare.

Nga ata veçon njërin që e quan “ullaskë” dhe që prodhon vaj me cilësi shumë të lartë. Këtë vit Qazimi thotë se ullinjtë po preken nga një sëmundje që po i dëmton rëndë.

Në Budull thuajse të gjithë banorët e fshatit kultivojnë ullinj. Qazimi thotë se disa për shkak të mungesës së punonjësve, kushteve e shtrenjtimit te plehrave kanë hequr dorë nga kjo traditë shekullore.

Edhe pse ullinjtë i ka merak, ai kultivon edhe dhjetëra pemë të tjera. Pemtoren e pasur e ka ndërtuar të gjithën vetë me shumë dashuri e kujdes.

Vitet e fundit, 76 vjeçari e ka ndjerë peshën e moshës dhe thotë se puna përveç kënaqësise edhe e lodh, megjithatë sa të ketë mundësi nuk do të heqë dorë nga tokat e pemët.

Edhe pse për bujqësinë mbështetja nuk ka munguar i moshuari nga kruja kërkon nga institucionet edhe më shumë vëmendje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!