Ka disa vite që ka dalë në pension, por ende vijon të ushtrojë profesionin e tij si mjek okulist.
Ky është doktor Kristaq Xhumbi i cili njihet nga mbarë komuniteti i rajonit jugor dhe ka mbi 50 vite në shërbim të qytetarëve.
Pas diplomimit në Tiranë, doktor Xhumbi nisi menjëherë punë pranë spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku ka kryer me mijëra vizita si dhe operacione.
Pavarësisht mungesës së mjeteve para viteve 90, doktori thotë se operacionet kanë qënë të suksesshme. Një prej ndërhyrjeve e kujton si më të vështirën.
Pasioni dhe kujdesi maksimal kanë qënë të pandara për të gjatë dekadave. Ka mbi gjysmë shekulli në profesion, por sot e kësaj dite nuk e mendon veten larg kësaj pune.
“Për sytë e ballit” është një nga betimet që përdoret shpesh në vendin tonë. Doktori okulist jep një shpjegim.
Për kontributin e dhënë në shëndetësi dhe komunitet Kristaq Xhumbi është vlerësuar me tituj e certifikata, por për mirënjohja nga pacientët mbetet vlerësimi më i rëndësishëm për mjekun okulist të qytetit të gurtë./abcnews.al

