Kujdes së ka policë! A duhet të njoftojnë shoferët njeri-tjetrin me drita apo SMS për prezencën e policisë në rrugë?

schedule12:38 - 13 Korrik, 2022

schedule 12:38 - 13 Korrik, 2022

Policia Rrugore në vend ka rritur numrin e gjobave për shkelësit e rregullave me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. Me ndryshimet ligjore të miratuara sëfundmi janë rënduar edhe gjobat. Nisur nga kjo, vazhdimisht në rrjetet sociale qarkullojnë foto të policëve me radarë në rrugë bashkë me njoftimin se shoferët duhet të bëjnë kujdes në “X” apo “Y” aks rrugor që të mos gjobitën, shkruan abcnews.al.

Krahas kësaj, në një mënyrë të ngjashme funksionojnë edhe mjaft grupe në aplikacionet e komunikimit si “Whats App” apo “Telegram” ku shoferët njoftojnë njeri-tjetrin për prezencën e policisë në zona të ndryshme të vendit, për të mos lënë pas dore edhe shenjat me drita gjautë momentit kur makinët këmbëhen në rrugë.

Shoferët mendojnë se ndihmojnë njeri-tjetrin në këto raste me qëllim shmangien e gjobave, por argumenti tjetër është se shkelësit që i shpëtojnë “rrjetës” së policisë në rastet kur njoftohen, mund të bëhen shkak për aksident në një zonë tjetër ku nuk ka polici duke rrezikuar kështu jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është: A duhet dhe a është e drejtë që shoferët të njoftojnë prezencën e policisë në akset rrugore? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!