Ndoshta ky është një paradoks.
Njëri nga sulmuesit më të vënë në diskutim në Itali, dhe që mbetet me valixhet gati, qenka ndër më efikasët në kampionatet kryesore të kontinentit.
Ky sulmues paska qëlluar të jetë Dushan Vlahoviç i Juventusit, që këtë të shtunë do të jetë përballë Shqipërisë në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, në sfidën e Kupës së Botës.
Njëra nga mediat zyrtare në Beograd, “Informer”, raporton në fashikullin e saj “Sportinjo” se ylli I Serbisë ka efikasitet goli më të mirë sesa dy “gjahtarët” e mëdhenj, Erling Haland e Kilian Mbape.
Sipas llogarive të saj, Vlahoviç shënon një herë në 63 minuta, duke qenë lojtari I tretë më efikas në 5 ligat më të forta të Europës, Seria A italane, Premier Liga angleze, La Liga spanjolle, Bundesliga gjermane dhe Liga e Parë franceze.
Kilian Mbape ka mesataren një gol në 67 minuta, dhe Haland një në 68 minuta.
Përpara tij janë vetëm Ansu Fati dhe kapiteni I Anglisë, Harri Kejn.
Sulmuesi serb në 8 ndeshje ka 4 gola e një asist, ndonëse rrjeta e fundit është realizuar në mesin e shtatorit, në sfidën Juventus-Dortmund që përfundoi 4-4, dhe kur e e dërgoi topin dy herë në portën kundërshtare, dhe krijoi një gol tjetër.
Në Serinë A, ka dy realizime, madje të fundit që në 31 gusht, duke I dhënë fitoren 1-0 “Zonjës së Vjetër” në fushën e Xhenoas./abcnews.al


