Domatet në të gjitha format, qofshin të freskëta, lëngje apo tul, është një material që gjendet në të gjitha shtëpitë dhe përdoret në shumë ushqime. Nëse në shtëpinë tuaj ka domate të konservuara , atëherë gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i hidhni ato sepse po e vendosni trupin në rrezik të madh. Por pse; Shumica e ushqimeve të konservuara përmbajnë bisphenol-A (BPA), një estrogjen sintetik që ka qenë i lidhur me sëmundje që variojnë nga problemet riprodhuese deri te sëmundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti.
Fatkeqësisht, aciditeti i domates bën që BPA të depërtojë në ushqim dhe studimet tregojnë se në shumicën e njerëzve zbulohen nivele të larta, gjë që ndikon në prodhimin e spermës dhe mund të shkaktojë dëmtime kromozomale në vezët e kafshëve. Pra, preferoni domatet në enë qelqi ose në pako letre, që të keni kokën të qetë dhe riprodhimin tuaj të sigurt./abcnews.al