Kujdes! Mos e shkrini pulën dhe gjelin e detit me ujë të nxehtë

schedule13:59 - 17 Prill, 2022

schedule 13:59 - 17 Prill, 2022

Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të shkrirë mishin është ta vendosni në ujë të nxehtë. Megjithatë, a është e saktë kjo metodë?

E vërteta është se ky truk, megjithatë, nuk vlen në rastin e shpendëve.

Problemi me përdorimin e ujit të nxehtë për shkrirjen e pulës ose gjelit të detit është se temperaturat shumë të larta rrisin rrezikun e infektimit të shpendëve me baktere të dëmshme, të cilat mund të shkaktojnë helmim të rëndë ushqimor. Çfarë mund të bëni për të parandaluar këtë zhvillim të pakëndshëm? Shkrijeni me durim dhe siguri në frigorifer.

Sigurisht, siç do ta dini nëse keni provuar të shkrini shpendët në frigorifer, veçanërisht nëse ato janë të plota dhe jo të prera në feta, mund të duhen disa ditë. Pra, duhet të planifikoni shkrirjen në kohë, duke llogaritur një 24 orë për çdo 2 kg mish. Më pas, pas shkrirjes, mund të lihet në ruajtje 1-2 ditë para se të gatuhet, por jo më gjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!